Tjetër goditje për Shqipërinë, sërish e fundit në...

Tjetër goditje për Shqipërinë, sërish e fundit në...

Shqipëria është e fundit ndër 16 vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, sa i përket prosperitetit.

Në këtë përfundim arrin një raport i publikuar pak kohë më parë nga Instituti Legatum, që publikon çdo vit edhe indeksin global të prosperitetit.

Raporti në fjalë ndërkohë i referohet vetëm vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, ku nënvizohet edhe fakti se, Shqipëria është vendi me performancën më të dobët.

Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e 9 nën-indikatorëve të tjerë, si ai i cilësisë së ekonomisë, klimës së biznesit, ambientit, qeverisjes, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, lirisë personale dhe kapitalit shoqëror.

Performancën më të dobët Shqipëria e regjistron në atë të ambientit dhe atë të kapitalit shoqëror. Performancën më të mirë ndërkohë e regjistroni në nën-indikatorin që i referohet shëndetit dhe atë të lirisë personale.

Ky grafik ndërkohë tregon diferencat mes vendit të parë, Austrisë dhe të fundit, Shqipërisë, ndër vite. Ajo që duket qartë është fakti se, që nga vitit 2007, këto diferenca janë ngushtuar ndjeshëm, nga rreth 35%, në rreth 29%.

Në raport nënvizohet gjithashtu fakti se, në Shqipëri dhe serbi, prosperiteti është në të njëjtat nivele me Namibinë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vlerësohet si vendi që ka bërë progresin më të madh që prej 2007-ës në drejtim të kapitalit shoqëror, ndër vendet kandidate për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian./scan


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy