86 vota pro marrëveshjes me Italinë për faljen e borxhit

86 vota pro marrëveshjes me Italinë për faljen e borxhit

Me 86 vota vota pro, Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zyrtarizon konvertimin e borxhit për zhvillim.

Marrëveshja me palën italiane parashikon mospagimin e detyrimeve që pala shqiptare i ka vendit fqinj, kundrejt borxhit të huazuar nga ky i fundit, deri në shumën 20 milionë euro.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 69 vota pro dhe 17 vota kundër ndryshimet në ligjin “Per dhomat e tregtisë dhe industrisë”. Ndryshimet e miratuara parashikojnë mes të tjerash rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridikë; vendosjen e masës së kuotës së anëtarësimit që ato duhet të paguajnë për llogari të Bashkimit të Dhomave, etj.

Krahas dy pr/ligjeve të mësipërme, debatet në seancën e sotme u dominuan nga temat e nxehta të aktualitetit, ku kryesore ishte ligji ‘Për importin e mbetjeve’. Ndaj tij, paraditen e sotme, grupi parlamentar i PD-së depozitoi në Kuvend dhe kërkesën për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm, i miratuar një javë më parë me votat e shumicës së majtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy