Tomorri: Bankers shfrytëzon nëntokën prej 16 vitesh, pa paguar tatim-fitimi

Tomorri: Bankers shfrytëzon nëntokën prej 16 vitesh, pa paguar tatim-fitimi

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se vendburimi natyror i Patos-Marinzës është shfrytëzuar prej 16 vjetësh nga  Bankers Petrolium, që ka arkëtuar 3.2 miliardë dollarë nga eksporti i naftës por ende nuk ka paguar tatim fitimet. Në një intervistë në TvT, Tomorri tha se Bankers e motivon këtë me pamundësinë për rikuperimin e investimeve, çka përbën një skemë të mirëfilltë mashtrimi.   

Kompanitë që kanë shfrytëzuar pasuritë nëntokësore në Shqipëri kanë qenë kompani me risk të lartë për evazion fiskal. Nëse ju kujtohet, disa vite më parë, Albpetrol ka deklaruar të njëjtën gjë edhe për Bankers duke denoncuar sepse kompania kishte sjellë nga jashtë 1.5 miliardë dollarë fatura që nuk ishin të justifikueshme dhe nuk mund të llogariteshin si shpenzime për efekt të tatim-fitimit. Të mos harrojmë që në total Bankers ka rreth 16 vjet që shfrytëzon Patos-Marinzën dhe ka eksportuar më shumë se 3 miliardë dollarë dhe ende nuk paguan tatim-fitim pasi deklaron se nuk ka rikuperuar shumat që ka investuar. Një pjesë e këtyre parave vijnë përmes faturave, të cilat nuk janë të justifikuara. Nuk janë të vërteta dhe nuk dokumentojnë shpenzime reale, por përdoren qëllimisht për të fryrë koston me qëllim që të mos paguajnë tatim-fitimin, 50 % që është për fushën e karburanteve. Kjo është një skemë që është dokumentuar se skemë mashtrimi, ku janë përfshirë edhe zyrtarë të AKBN, por mendoj se aty ka shumë më tepër abuzime, por ka vend për hetime të tjera”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy