Akademitë Shkencore të Shqipërisë dhe Kosovës konferencë dy ditore për perspektivat e zhvillimit ekonomik

Akademitë Shkencore të Shqipërisë dhe Kosovës konferencë dy ditore për perspektivat e zhvillimit ekonomik

Është mbajtur në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri dhe rajon” organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Konferenca u çel nga akad. Justina Shiroka-Pula dhe akad. Anastas Angjeli. Më pas fjala iu dha akad. Skënder Gjinushit, i cili tha se bashkëpunimi midis kërkuesve e studiuesve të Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm në të gjitha fushat e shkencës e që tani është kthyer në një praktikë pozitive midis dy akademive.

Kapacitetet intelektuale e logjistike modeste, përvojat e pakta në shumë fusha të reja, financimi i ulët për kërkimin shkencor në raport me PBB, e bëjnë të këshillueshëm e të detyrueshëm një bashkëpunim mes dy akademive.

Sipas kryetarit të ASHSH, Gjinushi, integrimi europian ka nisur si nevojë e integrimit ekonomik; ky proces në të cilin janë përfshirë dhe Kosova e Shqipëria dhe globalizimi i përgjithshëm, imponojnë një bashkëpunim në rritje jo vetëm me vendet e rajonit e ato evropiane, por më së pari, mes nesh.

Ne na duhet t’i paraprijmë integrimit tonë europian me integrimin tonë të brendshëm, si treva të botës shqiptare, në të gjitha fushat, por veçanërisht e me përparësi në rrafshin ekonomik, duke pasur si objektiv orientues “Dy vende- një ekonomi”.

Për sa i takon integrimit ekonomik e shkencor midis Shqipërisë e Kosovës,  Gjinushi tha se, si dy vende me të njëjtin popull, këto tendenca e prirje të politikës janë të sfumuara, pasi midis nesh nuk duhet të ketë asnjë merak se kush përfiton më tepër, dhe marrja e mendimit shkencor për çështjet e rëndësishme, siç do të jenë edhe konkluzionet e rekomandimet e kësaj konference, do të zbuste edhe ndonjë prirje për protagonizëm politik. 

Konferenca i vazhdon punimet edhe sot, prej orës 10.00, në sallën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Prishtinë.

Në ditën e dytë do të trajtohen sfidat e zhvillimit energjetik dhe bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

Do të trajtohen çështjet: Përcaktimi i një trendi optimal të zhvillimit të kapaciteteve gjeneruese dhe transmetuese me qëllim përmbushjen e kërkesave për energji elektrike; Interkonjeksionet e gjelbra ndërkufitare, mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe klimë neutral; përdorimi sa më i plotë i sistemeve të transmetimit të fuqisë elektrike nëpërmjet kontrollit të flukseve të fuqisë në rrjetin e ndërlidhur Shqipëri-Kosovë, etj.; financimi dhe investimet e gjelbra në ekonominë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy