Monopolet në sektorin e ushqimit, Tomorri: Mund të jenë në tregjet e shumicës

Monopolet në sektorin e ushqimit, Tomorri: Mund të jenë në tregjet e shumicës

Para pak ditësh, kreu i PD-së, Lulzim Basha, referuar Eurostatit, foli për monopole në sektorin e ushqimit, por pa përmendur emra.

Në studion e TvT, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se bujqësia është sektori më i vështirë për instalimin e monopoleve.

Megjithatë, sipas tij, nëse ka një situatë monopol në zinxhirin tregtar të ushqimeve, ajo mund të gjendet në tregjet e shumicës.

Parimisht ka një rregull në ekonomi që vlen kudo. Në bujqësi është shumë e vështirë të krijosh monopole. Kjo është arsyeja pse bujqit janë shtresat më të varfra. Është tmerrësisht e vështirë të monopolizosh prodhimin e një produkti ushqimor. Një pjesë e mirë, 30-40% e produkteve ushqimore vijnë nga importi. A kemi monopol në import? Edhe kjo është e vështirë të ndodhë. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri dhe që ka qenë problematike në aspektin e kufizimeve të tregtisë së ushqimeve ka qenë me tregjet e shumicës lokale. Kemi pasur rastin e tregut të Tiranës në autostradë që ka pasur tarifa historikisht të larta. Ky ka qenë një problem konstant dhe i hershëm. A po flet zoti Basha për këtë? Ne nuk e dimë. Përderisa po flet për monopole, e vetmja hallkë e zinxhirit tregtar të ushqimeve ku mund të flitet për monopole janë tregjet e shumicës”, tha Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy