Reagon Ambasada e SHBA: Klima aktuale e biznesit po pengon investimet e huaja

Reagon Ambasada e SHBA: Klima aktuale e biznesit po pengon investimet e huaja

Ambasada Amerikane ka reaguar sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri dhe klimës aktuale të biznesit.

Në reagimin e saj ambasada bën me dije se është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja, ndërsa bën thirrje që të zbatohen rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset.

Ata kërkojnë që qeveria sheiptare të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.

Reagimi i plotë:

"Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy