Euro ka pësuar sërish rënie në kursin e këmbimit me Lekun, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 119.88 lekë. Sipas ekspertëve nga ky zhvlerësim i monedhës evropiane, përfitues janë importuesit.



