Procesi i fiskalizimit/ Denaj: Mbi 13 mijë biznese dhe mbi 9 milionë fatura të fiskalizuara

Procesi i fiskalizimit/ Denaj: Mbi 13 mijë biznese dhe mbi 9 milionë fatura të fiskalizuara

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se 13 mijë e 633 biznese janë të fiskalizuara dhe mbi 9 milionë fatura të fiskalizuara.

Nga këto biznese, sipas ministres 5 mijë e 550 janë biznese të vogla, ndërsa 7 mijë e 937 biznese të mëdha.

Numri i bizneseve të fiskalizuara të ndara sipas sektorëve të biznesit të madh, 801 janë në sektorin e ndërtimit, 1 mijë e 366 në sektorin e prodhimit, 2 mijë e 226 në shërbime, 298 në sektorin e transportit dhe 3 mijë e 246 në tregti.

Ndërsa për sa i përket ndarjes së sektorëve të biznesit të vogël, 161 janë në sektorin e ndërtimit, 391 në atë të prodhimit, 3 mijë e 531 në sektorin e shërbimeve, 133 në sektorin e transportit dhe 3 mijë e 246 në tregti.

Ministrja Denaj, ka premtuar mbështetje për çdo biznes, këshillim dhe informim për problematikë apo paqartësi në lidhje me procesin e fiskalizimit.

Ndërkohë sipas Denajt, më 1 Shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë biznes-konsumator.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy