Ahmetaj me vendorët: Regjistroni pronat, që të taksoni në mënyrë të drejtë

Ahmetaj me vendorët: Regjistroni pronat, që të taksoni në mënyrë të drejtë

Për vitin e ardhshëm, borxhi publik do të ulet në 64.9%. Ky është parashikimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ për buxhetin 2019, me pushtetin vendor, ministri Arben Ahmetaj  tha se vëmendja do të përqendrohet te taksa e pronës, kjo sipas sipërfaqes së disponueshme. Ahmetaj saktësoi se janë 600 mijë prona të detajuara në Shqipëri, por synohet të detajohen edhe 600 mijë të tjera, me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes.

Ahmetaj tha se nuk do të jetë më OSHEE, por vetë pushteti vendor, që do të të hartojë politikat dhe instrumentet e duhura për të mbledhur taksat.

“Buxheti vendor  është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Tiparet e buxhetit: Deficiti buxhetor është më i ulët i targetuar në dy dekadat e fundit. Investimet publike do të jenë deri në 5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi publik pritet të ulet në 64.9 për qind.  OSHEE të mos jetë agjenti i mbledhjes, por ju të keni agjentët tuaj dhe instrumentet e taksës. Platforma e vlerësimit do të jetë unike. Pushtetet vendore do të jenë të detyruar, që të përmirësojnë informacionin në platformë ditë pas dite e muaj pas muaji. Nëse sot janë 600 mijë prona të detajuara, do të duhet të paktën edhe 600 mijë të tjera të detajohen. Në mënyrë që ju mos t’i taksoni kuturu, por të shkoni te qeliza dhe te metri katror. Kjo do të na ndihmojë për të regjistruar pronat dhe banesat”, tha ministri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy