Banushi: Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, pengesë për investimet e huaja

Banushi: Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, pengesë për investimet e huaja

Abil Banushi, ekspert ekonomie në Maqedoninë e Veriut, thotë se korrupsioni mbetet agresiv në shtetin fqinj. Në MCN Economy përmes Skype-it, Banushi tha se më shumë se kudo, mundësinë për korrupsion e sheh në projektbuxhetet e qeverive.

Në perceptimin tonë, shohim që korrupsioni është i paraqitur në forma më primitive por edhe në forma të kapjes së shtetit. Edhe pse mundohemi të harmonizojmë ligjet me ato të Unionit Europian kemi një paraqitje agresive të këtij korrupsioni. Për këtë le të shikojmë buxhetet, investimet kapitale. Shtetet tona mundohen vazhdimisht të mos kenë strategji të qarta.  Ne kemi korrupsion dyfish. Investimet kapitale janë nga ana maqedonase, nga ana e shqiptarëve nuk mundet që një autostradë 13 km të mbarojë për shumë vjet. Është e qartë se nga njëra anë është pjesa korruptive, nga ana tjetër nuk brengoset askush për pjesën shqiptare, ndryshe shihet një biznes shqiptar nga një maqedonas.

Banushi tha se korrupsioni bëhet pengesë për investimet e huaja.

Nëse është një biznes amerikan vendos të vijë, shtetit i nevojiten 3 vite për të marrë vendimin. Nëse ne duhet të kemi kohezion institucional, sikurse kemi një koalicion të heshtur mes qytetarëve dhe qeverisë, për gjithçka shohim. Pa një strategji të qartë për rritje dhe zhvillim ekonomik të vendeve tona, nuk mund të kemi luftë të korrupsionit. Përveçse marrim të dhëna, edhe këtu kemi institucione që na tregojnë nivelet e larta të korrupsionit dhe pavarësisht kësaj nuk bëhet asgjë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy