Qeveria nuk mori rezultatin që priste na letra që u dërgoi bizneseve në 20 Janar për të deklaruar pagat reale të punonjësve. Vetëm 3 350 subjekte kanë bërë ndryshime të listëpagesave, ndërkohë Njësia Antiinformalitet pritet të zbresë në terren për të kaluar në sitë të gjitha bizneset dhe individët.
Kjo situatë u komentua në një lidhje skype në studion e lajmeve nga eksperti i financave Eduard Gjokutaj i cili tha se ky ultimatum ishte i pritshëm, ndërsa shtoi se pjesa e informalitetit të pagave është e lidhur me atë të bizneseve. Ai deklaroi se problemi i evazioneve nuk mund të zgjidhet me kontrolle në terren siç është deklaruar, por me një strategji të udhëhequr nga qeveria dhe të mbështetur nga shoqëria civile dhe më gjerë.
Kjo pritej sepse ultimatumi që u dha nuk mund të realizohej për arsye shumë më të thella se sa thjesht sistemimi i disa pagave që dolën për shkaqe të panjohura ende në momentin që dolën. Pjesa e informalitetit të pagave është e lidhur me pjesën e informalitetit të bizneseve dhe ato biznese që kanë reaguar deri më tani në masën 30% janë ajo pjesë e bizneseve që e zbatojnë ligjin të pandikuar nga faktorë nxitës apo ultimatumesh dhe janë pjesa që kanë pasur hapësira. Por duke marrë të mirëqenë këtë shumë tregon se problemi i evazioneve nuk mund të zgjidhet me momente apo me kontrolle në terren siç është deklaruar pas kësaj, por me një strategji së pari të udhëhequr nga qeveria dhe të mbështetur nga shoqëria civile, nga opozita dhe pse jo nga të gjithë ata përreth biznesit.
Aksioni antiinformalitetit nuk më bind sepse precedentët janë një seri aksionesh antiformalitet që kanë tkurrur nivelin e informalitetit dhe në përgjithësi nuk kanë dhënë një zgjidhje. Por nuk ka një analizë apo raport të qeverisë dhe janë të fokusuar te të ardhurat se te evazioni. Përkohësisht ato mund të bëjnë një ulje por nuk do ishte zgjidhja.



