Ekspertja e ekonomisë Valbona Sakollari referuar të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku të ardhurat për frymë në Shqipëri sa 23.7% e mesatares së Bashkimit Europian, deklaroi se ne paguajmë më shtrenjtë atë që blejmë në raport me fqinjët tanë.
Nga studio e “MCN Economy” ajo tha arsyeja pse ne nuk blejmë dot më shumë me rritjen e të ardhurave, lidhet me faktin që janë rritur çmimet, pasi inflacioni në Shqipëri ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit.
Sipas saj, rritja ekonomike në Shqipëri është bazuar në rritjen e pagave të administratës publike.
Parimisht në rajon jemi në fund të listës, por renditja nuk duhet të na surprizojë, nuk ishim më mirë dhe po shkojmë më keq. Perceptimi publik është ky që është, por në rend kohor, mund të duket edhe si rritje e të ardhurave për frymë. Thelbi duhet parë se si janë krijuar këto të ardhura dhe a na bëjnë të jemi më mirë apo më keq.
Shifrat janë manipuluese dhe tregojnë rritje, por krahasuar me Maqedoninë, fuqia blerëse atje është 34% më e lartë dhe niveli mes pagave është 11%. Ne paguajmë më shtrenjtë atë që blejnë se fqinjët tanë të afërt. Të ardhurat janë më të larta, por jo duke analizuar të dhënat e GDP-së. Arsyeja pse ne nuk blejmë dot më shumë me rritjen e të ardhurave, lidhet me faktin që janë rritur çmimet.
Inflacioni në Shqipëri ka qenë në rritje vitet e fundit. Rritja ekonomike në Shqipëri për 2025 është bazuar në rritjen e pagave të administratës publike. Është rritur çmimi i punës dhe kjo do të ndikojë në rritjen e çmimeve të tjera. Paga nuk është rritur si rrjedhojë e rritjes së produktivitetit në punë, nuk jemi në këto kushte. Nuk shohim fluks imigrimi drejt Shqipërisë por fluks emigrimi nga brenda jashtë.



