Fakti që nuk ka reagim për dy TEC-et lundruese në Vlorë, për ekspertin i mjedisit Abdulla Diku, vjen prej faktit se njerëzit janë të lodhur nga situata e vështirë ekonomike dhe krizës që po kalon vendi.
Duke folur për MCN Live, ai tha se kapacitetet energjike të Shqipërisë kanë ardhur në rritje vit pas viti, me hidrocentrale të reja që po vihen në punë.
Sipas tij, ka shumë hidrocenterale në vend që në pikun e krizës e shesin energjinë jashtë Shqipërisë me çmime shumë të mira dhe lënë në errësirë Shqipërinë.
Këto janë marrëveshje të bëra që në fillim të ndërtimit të tyre, që mund të shes në Greqi apo Bullgari.
Është lojë e pistë e KESH dhe qeverisë, për të stimuluar hidrocentralet, ndërkohë që vetë ngelemi pa energji.
Futemi në një spirale të rrezikshme energjetike. Askush nuk mund të parashikoj shirat e vitit të ardhshëm.
Është më tepër shpikje, se nuk mund të thuash se do ketë krizë pas një viti. Është si puna Nostradaums.
Është paaftësi në menaxhim dhe shpiken gjëra si TEC-et e Vlorës, që kanë pasoja ekosistem, turizëm etj. Është një situatë e shpikur, ndërkohë që realisht nuk ka krizë, por bëhet për të stimuluar kompani që vijnë nga jashtë dhe shpërblehen për shkak të lobimeve dhe ne na lënë ndotjen.



