Bushati: Zgjidhet ngërçi i falimentit

Bushati: Zgjidhet ngërçi i falimentit

Një nga arsyet kryesore të moszbatimit të ligjit të falimentit deri më sot ka qenë paaftësia paguese e subjekteve në falimentim, pra pamjaftueshmëria e masës së falimentit, që nuk mundësonte mbulimin e shpenzimeve të procedurës.

Deputeti socialist i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, dhe Financave, Ervin Bushati, në një postim në rrjtin social “facebook”, shkruan se ligji i vjetër ishte pengues për bizneset që falimentonin, pasi për shkak të proçedurave të tejzgjatura kërkonte vite të tëra për të përfituar statusin e falimentit, ndërkohë që detyrimet e papaguara të subjektit ndaj institucioneve shtetërore rriteshin, duke e bërë të papërballueshëm pagesën e borxhit për të, në kushtet kur nuk ka aftësi paguese prej vitesh.

Ky ligj, shprehet ai, parashikonte mbylljen ose mosfillimin e procedurës së falimentimit dhe çregjistrimin nga regjistri kombëtar i debitorit, i cili nuk kishte mjetet e mjaftueshme për të mbuluar kostot e procedurës së falimentimit. Kjo krijonte mundësi të mëdha për skema mashtrimi nëpërmjet falimentimit.

Deputeti Bushati deklaron se ligji i miratuar të enjten sjell ndryshime të rëndësishme në rregullimin e këtij procesi, bazuar në përvojën e BE-së dhe vendeve të rajonit.
“Ligji i ri parashikon ngritjen e Gjykatës së Falimentit, si një strukturë brenda Gjykatës së Rrethit, e cila do të ketë kompetenca të shtuara për të gjitha procedurat e falimentit, duke përfshirë edhe bllokimin e pasurisë së debitorit, por edhe përcaktimin e një administratori të përkohshëm për kompaninë debitore që është në proces falimenti”, deklaron ai.

Në këtë ligj, shprehet Bushati, shtohet roli i Prokurorisë, i Kontrollit të Lartë të Shtetit apo i autoriteteve mbikëqyrëse të sektorëve të ndryshëm me interes publik, që ato të jenë të mirëinformuara lidhur me procedurat e falimentimit dhe mos të mbetet vetëm në kuadrin e AMF-së, të Gjykatës së Falimentimit, të mbikëqyrësit, apo të kujdestarit, (siç ishte në ligjin e vjetër).

Në funksion të ligjit për falimentin, vijon deputeti Bushati, ishin dhe katër projektligje të tjera. Dy të parat, ndryshimet në Ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor” dhe ato “Për shërbimin përmbarimor privat”, u miratuan respektivisht me 79 dhe 78 vota, ndërsa ndërhyrjet në Kodin Civil dhe Kodin e Procedurave Civile nuk u votuan për shkak të mungesës së votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy