Fermerët të përfshihen te garancia sovrane (VIDEO)

Fermerët të përfshihen te garancia sovrane (VIDEO)

Shoqatat e agrobiznesit i kërkojnë ministrit të  Bujqësisë Bledi Çuci që fermerët të përfshihen në fondin e garancisë sovrane. Gjatë një video-konferencë të mbajtur të shtunën, përfaqësuesit e 11 shoqatave thanë se për shkak të pezullimit të punës së restoranteve dhe të turizmit në tërësi, konstatohet ulje me 30-40% e numrit të qingjave e kecave të therur.

Kjo sipas tyre shihet me shqetësim pasi rrezikon të krijojë vështirësi në menaxhimin e tufave dhe ulje të prodhimit të qumështit.

“Për të gjitha ato pjesë që biem dakort që sektori është prekur për shkak të situatës, edhe unë si minstër, por ju do të ja paraqisni drejtëpërdrejtë edhe ministrave përkatës, që po merren me paketën e ndihmës, duhet ti paraqesim edhe sugjerimet që keni deri tani”.

Nga ana e tij ministri Cuci garantoi lëvizshmërinë 24 orë edhe për punëtorët e mirëmbajtjes së linjave të prodhimit.

Ministri tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit për të ndihmuar që të mos ketë pengesa në asnjë rast.

“Ka shumë interes që të kemi të dhëna të tilla të matshme siç kemi për papunësinë e krijuar, apo gjëra të tilla, pra sa më shumë të dhëna të matshme, aq më mirë, pra, ku di unë, rënja e prodhimit, të qumshtit, të mishit, të industrisë agro-përpunuese, etj”.

Një tjetër kërksë e shoqatave të agrobiznesit është dhe ribalancimi i regjimit fiskal sa i përket TVSH-së, si dhe futja e konceptit të çertifikatës së origjinës së produkteve shqiptare. Importuesit e miellit propozuan të shtyhet parapagimi i TVSH-së në doganë. Ndërsa kreu I dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka kërkoi që supermarketet në këtë kohë të kenë së paku 40% të rafteve me produkte shqiptare për të ndihmuar ekonominë vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy