Në buxhetin e vitit 2017 qeveria nuk ka parashikuar asnjë qindrakë për llogari të pushtetit vendor si zë për shlyerjen e borxheve të prapambetura. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, kur është pyetur nga deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, pse nuk ka fond në buxhet, si zë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vendorëve.



