
Balfin Group reagon në lidhje me publikimet në media të detajeve të një dosjeje hetimore, ku flitet për disa komunikime lidhur me një projekt me vlerë miliona euro në Palasë.
Në një reagim për MCN, Balfin Group thekson se:
Në vijim të publikimeve të sotme në media, ku në kuadër të një dosjeje hetimore përmendet emri i z. Samir Mane dhe i projektit "Green Coast", sqarojmë sa më poshtë:
Jemi informuar nëpërmjet medias mbi përmbajtjen e komunikimeve të cituara në dosjen në fjalë. Në lidhje me to, sqarojmë se trualli për të cilin diskutohet dhe që përmendet, as nuk është dhe as nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e projektit "Green Coast".
Një ditë më parë, në media u botuan detaje të një dosjeje të SPAK për një grup të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash. Mes komunikimeve, dy prej personazheve flasin edhe për një projekt ndërtimi në Palasë.



