Gazetari Lorenc Rabeta flet për rënie të numrit të të punësuarve, rënie e cila më tej mbushet nga pensionistë.
Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se në tregun e punës ka një stres shumë të fortë.
Rabeta tha se largimet nga Shqipëria, ndodhin pasi në Shqipëri nuk shohin dritë jeshile për karrierën e tyre.
Vitet e fundit kemi në skenë largimin e profesionistëve të niveleve të larta që paguhen 1500-2000 euro. Flasim për një brez që po punon sot por thotë ku do shkoj nesër? Pse të rri këtu? Më mirë iki dhe kërkoj meritokracinë në Austri, në Belgjikë.
Kemi shpërndarjen e krahut të punës në vende shumë të zhvilluara dhe pikërisht me leje pune. Largimet ndodhin pasi këtu nuk shohin dritë jeshile për karrierën e tyre. Afrimi i integrimit në Bashkimit Europian, shoh se do ta thellojë më tej këtë problem.
Flasim për nivel shumë të lartë kualifikimi i cili po largohet dhe ky vakum nuk mund të mbushet me punonjësit nga Filipinet apo India. Flasim për një boshllëk që vë në stres të mirëfilltë çdo biznes.
Kemi sot banka që rrisin pagat, i çojnë në nivele edhe jashtë logjikës së tregut, sepse nuk kanë punonjës. Largimi i IT-ve po vë në stres bizneset, se tani erdhi AI.
Janë detyruar bizneset të rrisin artificialisht pagat për disa profesione, duke rritur dhe çmimet e produkteve dhe një prej motiveve është inflacioni i brendshëm, nga pagat e rritura nga inflacioni i sforcuar.



