
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri nga studio e Të Paekspozuarit në MCN TV sqaroi se me rritjen e cmimit të energjisë, shumica e bizneseve do të dalin në tregun e lirë, pra do dalin në tregun privat për të kërkuar energji më lirë.
Sipas tij, sido që kjo të shkojë, me rritjen e cmimit ndaj bizneseve ata që në fund do e paguajnë do jenë vetë qytetarët.
Gjithë ajo që do ndodh tani është se shumica ose një pjesë e madhe e bizneseve do dali nga tregu i parregulluar i energjisë. Sot familjarët dhe bizneset furnizohen nga OSHEE permes një cmimi të rregulluar që përcaktohet nga enti rregullator. Këto biznese do dalin nga rrjeti, OSHEE sdo ketë detyrimin ti furnozojë këto 7 mijë biznese dhe do ta blejnë enegjinë në treg të lirë sepse me çmimet sot atyre u shkon 300 lekë kw/h. Por nëse nuk gjejnë një treg më të lirë që nuk besoj se do e gjejnë, në rast se nuk arrijnë dot ta gjejnë nga privatët këta mund të shkojnë te OSHEE, por me një çmim shumë më të lartë.
Çfarë ndodh tani? Këto biznese të lidhura në tensionin e mesëm, bizneset prodhuese të vendit, janë ato të vendosura anësh autostrradës, nga 1 janari shkëputen dhe për shkak se këtyre do u rritet cmimi këta do e përcjellin te qytetarët dhe në fund fare pra do e paguajnë qytetarët çmimin më të lartë.



