Beteja kundër informalitetit ka bërë që njësitë tregtare të pakicës të raportojnë më shumë shitje.
Për këtë arsye edhe sipas raportimit të INSTAT konsumi në tremujorin e tretë të 2015 është kthyer në norma pozitive. Por ndërkohë që konsumi rritet në të njëjtën periudhë ka rënie si të eksportit edhe të importit të mallrave.



