Tola: Furrat e bukës në treg të lirë, kosto për qytetarët. Në vjeshtë, situatë e vështirë energjetike

Tola: Furrat e bukës në treg të lirë, kosto për qytetarët. Në vjeshtë, situatë e vështirë energjetike

Eksperti i ekonomisë Igli Tola në studion e MCN Live komentoi lidhur me mundësinë e rritjes së energjisë elektrike dhe daljen e furrave të bukës në treg të lirë ku u shpreh se kjo përkthehet në kosto për qytetarët. Ai tha se pritet rritja e çmimit të energjisë në të gjitha fashat e faturimit dhe se në vjeshtë parashikohet një situatë e vështirë. “Duke marrë indicie nga vendimmarrjet e ERE-s, është gati faliment dalja e furrave të bukës në treg të lirë. Zbatimi i kësaj do sillte një rëndim të kostove për qytetarët sepse do shkarkohet te produkti final dhe në situatën ku ndodhet sot vendi ynë do ishte diçka relativisht e rëndë për qytetarët. Nëse çmimi i energjisë do vijojë të jetë i lartë, një fenomen që zgjat në kohë patjetër që do kërkohet ndryshim në të gjitha fashat e faturimit. Kjo u paralajmërua dhe nga kryeministri disa muaj më parë sepse besoj situata e verës dhe prodhimi optimal për të mos dalë në treg për të blerë mund ta ketë shtyrë këtë si vendimmarrje, por në vjeshtë situata bëhet e vështirë dhe besoj se rritja e çmimit të energjisë do të jetë diçka e pashmangshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy