Ekonomia e eurozonës u tkurr në tremujorin e pare. Ky është përfundimi që del sipas një vlerësimi të rishikuar dhe publikuar të premten nga Eurostat, i cili fillimisht kishte raportuar një rritje pothuajse zero në fillim të vitit.
Sipas këtij vlerësimi të ri, produkti i brendshëm bruto (PBB) i 21 vendeve që ndajnë monedhën e vetme ra me 0.2% në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në vend të rritjes së njoftuar më parë prej 0.1%.
Ky rishikim jashtëzakonisht i madh lidhet me një rënie të aktivitetit ekonomik në Irlandë (-12.1%) që ishte edhe më e madhe se sa ishte vlerësuar fillimisht.



