Me rastin e “Javës Globale të Parasë”, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë hartuar një program me aktivitete edukuese për fëmijë dhe të rinj si: seminare, leksione, konkurse shkollore dhe televizive, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, banka tregtare, si dhe orë të hapura mësimore.
Qëllimi i aktivitetit është të informojë të rinjtë për rëndësinë e kursimit dhe vlerës së parasë.



