ERCB: Shqipëria, pa kontrata të standardizuara për shitjen e energjisë (VIDEO)

ERCB: Shqipëria, pa kontrata të standardizuara për shitjen e energjisë (VIDEO)

Një raport i Bordit Rregullator të Komunitetit të Energjisë (ERCB) analizon tregun energjetik në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria furnizohet me energji të prodhuar nga uji, prodhimi lidhet direkt me kushtet e motit. Rreth 70-90% e totalit të energjisë së prodhuar i jepet  operatorit të shpërndarjes.

Kjo pjesë e energjisë, që shkon direkt te konsumatori vendas, ka një çmim të rregulluar në bazë të kostove, pa asnjë lidhje me çmimet e tregut. Raporti vëren se Shqipëria nuk ka një platformë konkrete për tregtimin e energjisë dhe si pasojë as kontrata të standardizuara. Kjo vjen si pasojë e raportit prodhim/konsum, që nuk është konstant. Shitja  përfshin sasinë e energjisë së tepruar ose bëhet për të mbuluar boshllëqet.

Raporti e vë theksin te shitja e energjisë përmes tenderëve afatshkurtër. Këta të fundit aplikohen për rastet e shitjes ose blerjes së energjisë nga vendet fqinje, në varësi të situatës hidrike në vend. Shqipëria nuk ka një indeks të çmimeve të energjisë.

“Në mungesë të një indeksi të tillë si referencë, kontratat financiare nuk përdoren si instrument mbrojtës për tregun shqiptar”, thuhet në raport.

Në përputhje me kompetencat, Rregullatori duhet të identifikojë masat që do të lehtësonin krijimin e një tregu me kontrata të standardizuara dhe marrjen e masave që rritin likuiditetin.

ECRB është zëri i pavarur rajonal i rregullatorëve të energjisë në Komunitetin e Energjisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy