
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave flasin për një normë prej 6.2% gjatë muajit prill, më e larta kjo prej vitit 2002 në Shqipëri. Vaji, buka dhe transporti udhëheqin rritjen.
Për të zbutur disi krizën me furnizimin e ushqimeve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka njoftuar se që prej ditës së martë Maqedonia e Veriut do të hapë eksportet me vendin tonë për të siguruar vaj luledielli.



