Shqipëria ka një potencial të madh për të përmirësuar konkurrencën e saj në eksporte.
Afërsia me tregjet evropiane, popullsia më e re në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, si dhe burimet natyrore të vendit deri më tani nuk janë shfrytëzuar sa duhet.
Nisur nga kjo situatë FMN-ja thekson se vendi ka nevojë emergjente ndryshimesh në këtë drejtim.
