Ligji i miratuar tashmë nga qeveria shqiptare për të tatimin e prodhuesve të energjisë ka detyruar administratorët e HEC-eve të rishohin bilancet e shpenzimeve dhe investimeve të planifikuara për vitin 2023.
Arif Shkalla, drejtori i departamentit të financave në kompaninë KURUM, e cila ka në administrim katër HEC-e thotë për MCN se kontributi i solidaritetit i kërkuar nga qeveria shqiptare do të ketë efekte në planin e tyre të biznesit.



