Skema me fondet e rindërtimit nga tërmeti/ PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji” në Tiranë po jepen me PPP

Skema me fondet e rindërtimit nga tërmeti/ PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji” në Tiranë po jepen me PPP

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me mungesat në procesin e rindërtimit. Eksperti i ekonomisë, Dorian Teleti u shpreh se në zonën e 5 majit nuk ka asnjë godinë të ndërtuar, duke shtuar se duhet të ishin ngritur 12 godina me vlerë 52 milionë euro.

“1 vit pas tërmetit, nuk ka asgjë të ndërtuar. Asgjë. Rezultati është zero. Zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë baneaat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit. Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro. Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës. 

Kjo ka ndodhur edhe më këtë PPP të fatkeqësisë, ku i është lënë dorë projektimi dhe ndërtimi, të njëjtëa kompani. Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri2 është rreth 320 mijë lekë. Sa na kushton kjo me Erion Velinë dhe procedurat korruptive të ndjekira për të zhvatur fondet e rindërtimit? Hajdutët e fatkeqësisë i kanë rritur pothuajse dyfish. Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaë, 1 m2 tek zona 5 majo do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom. Për qeverinë e Edi Ramës dhe Bashkinë e Erion Veliajt, prioritet nuk janë qytetarët. 1 vit pas tërmetit nuk është hedhur asnjë lopatë me dhè. Ka vetëm propagandë dhe procedura që dyfishojmë kostot e rindërtimit, duke futur duart në xhepat e qytetarëve”, u shpreh Teliti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy