Kosova e Serbia drejt përshkallëzimit të betejës ekonomike

Kosova e Serbia drejt përshkallëzimit të betejës ekonomike

Qeveria e Kosovës është e gatshme që t’u kundërpërgjigjet masave eventuale të paralajmëruara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Kosovës, thonë zyrtarë të institucioneve qendrore në Prishtinë.

Paralajmërimet për masa ekonomike ndaj Kosovës, vijnë nga zyrtarët në Beograd, sipas të cilëve, nëse Kosova nuk e shfuqizon taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, këto dy vende do të kundërpërgjigjen.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala tha për Radion Evropa e Lirë se secili veprim që mund të merret nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Republikës së Kosovës, nuk janë asgjë tjetër, përveç vazhdimit të praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto shtete kundrejt Kosovës, raportojnë mediat në Kosovë.

“Të gjitha këto pengesat, burokracitë e ndryshme, pengesat në eksport transit për produktet e Kosovës, mosnjohja e dokumenteve të Kosovës, kanë qenë mostër qysh qe 19 vjet që janë përdorur nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Dhe ky paralajmërim i zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë është vetëm emërim i këtyre masave të cilat qe 19 vjet i ka përdorur Serbia”, thotë Shala.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditë më parë ka thënë se Serbia ka përgatitur masat, por do t’i përdorë ato që të mos i godasin edhe serbët e Kosovës. Sipas tij, ato masa janë me karakter të kufizuar, por disa prej tyre ‘janë përgatitur dhe do të jenë tepër të fuqishme dhe të mprehta’.

“Nuk do t’i zbatojmë ato deri në përfundimin e takimit në Paris”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar takimit ndërmjet lidershipit të Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë thirrur Franca dhe Gjermania më 1 korrik në Paris.

Zbatimi i kësaj takse, ka bërë që Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, e njohur me shkurtesën CEFTA, e nënshkruar në vitin 2006 në Bukuresht, të konsiderohet si ”e vdekur”, për ministrin e Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq.

Ai i ka bërë këto komente të hënën në Sarajevë, ku takoi ministrin e Tregtisë dhe Ekonomisë të Bosnjës, Mirko Sharoviq. Sipas tyre, mënyra aktuale e këmbimit tregtar nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe se kjo ndodh si pasojë e taksës që u ka vënë Kosova mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Janë bërë gjashtë muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy