Prokuroria zhbllokon llogaritë bankare, avokati: Veprim arbitrar, i takon gjykatës

Prokuroria zhbllokon llogaritë bankare, avokati: Veprim arbitrar, i takon gjykatës

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar 11 banka të nivelit të dytë të heqin seskuestrot e llogarive bankare të qytetarëve që kanë marrë kredi të institucionet mikrofinanciare, “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Në vendimin e siguruar nga MCN, që mban firmën e drejtueses së seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, shpjegohet se vendimi u është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

Vendimi i prokurorisë ka dyndur qytetarët pranë bankave, por deri tani u është sqaruar se nuk janë hequr ende sekuestrot, siç është edhe rasti një qyetari nga Lezha Gjergj i Sherri me të cilin komunikuam.

Veprim arbitrar dhe jashtë kompetencave e konsideroi avokati Arben Llangozi urdhrin e prokurorisë, pasi sipas tij ky veprim kryhet vetëm nga administratorët e vendosur nga shteti, apo me vendim gjykate.

Kujtojmë që sekuestrot ishin vendosur nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy institucionet mikrofinancare që akuzohen për mashtrim e zhvatje të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy