Autoriteti i Konkurrencës “Conadit”: Kujdes me çmimet (VIDEO)

Autoriteti i Konkurrencës “Conadit”: Kujdes me çmimet (VIDEO)

Autoriteti i Konkurrencës urdhëron ndërmarrjen “Conad Albania” të mos orientojë çmimet e produkteve në marketet e saj partenere, për të shmangur kufizimet e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës i kërkon ndërmarrjes “Conad Albania” të mos orientojë çmimet e shitjes të produkteve me pakicë në marketet partnere të saj.  Një vendim i tillë është marrë nga Autoriteti pas hetimit të hapur disa muaj më parë në tregun e tregtimit të produkteve ushqimore, për produktet të cilat mbartin markën “Conad” në Republikën e Shqipërisë, konkretisht ndaj ndërmarrjes “Conad Albania” SHPK.

Hetimi synonte të bënte një vlerësim mbi mundësitë e kufizimit të konkurrencës së Conad dhe përfshinte periudhën 1 janar 2017 deri në 30 prill 2018. Për këtë Autoriteti doli me një vendim në tetor të vitit që sapo lamë.  Sipas raportit vlerësohet se nga monitorimi është konstatuar se rrjeti i supermarketeve “Conad”, funksionon nëpërmjet shoqërisë “Conad Albania” SHPK, si shoqëri qëndrore dhe si distributor i vetëm në Shqipëri për importin e tregtimin me shumicë të produkteve me markë “Conad”.  

Duke analizuar supermarketet me varësi direkte nga Conad Albania, por edhe ato që funksionojnë si “franchising” është konstatuar se edhe pse marketet veprojnë si entitete juridik të pavarur, vendimet në lidhje me sasinë, çmimin e shitjes dhe fushatat e marketingut përcaktohen vetëm nga shoqëria “Conad Albania” SHPK.

Kështu, Komisioni i Konkurrencës vendosi që “Ndërmarrja “Conad Albania” SHPK, për të shmangur çdo kufizim të konkurrencës nga aplikimi i përcaktimi i çmimeve të rishitjes, CONAD duhet të marrë disa masa: të mos aplikojë në faturat e shitjeve (brenda sistemit softëare dhe jashtë sistemit softëare), çmime të këshilluara dhe marzhin teorik dhe të mos monitorojë çmimet e rishitjes, për të shmangur çdo sjellje antikonkurruese lidhur me mbajtjen e çmimit të rishitjes apo koordinimin e sjelljes për fiksimin e çmimit përfundimtar të shitjes.

Nga ana e vet “Conad Albania” SHPK kërkoi revokim të vendimit të tetorit dhe një muaj më pas, Autoriteti shqyrtoi kërkesën e Conad për ndryshimin e pjesshëm të vendimit të Komisionit të Konkurrencës. Sipas Conad raportet tregtare të Conad ndodhen në kushtet e lejuara për këtë kategori raporti tregtar dhe nuk cenojnë konkurrencën.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Autoriteti, pasi sipas këtij të fundit evidentohet se asnjë nga faktet dhe provat që kanë çuar në marrjen e Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nuk kanë ndryshuar, si dhe ndërmarrja Conad në kërkesën e saj për revokim nuk ka paraqitur asnjë argument dhe provë mbështetëse (dokument) në favor të saj. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës VENDOSI të lerë në fuqi Vendimin e mëparshëm për mbylljen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes “Conad Albania” SHPK dhe vendosjen e disa detyrimeve ndaj saj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy