Sot Forumi i parë Ekonomik në Shkup, marrin pjesë Zaev, Rama dhe Varhelyi

Sot Forumi i parë Ekonomik në Shkup, marrin pjesë Zaev, Rama dhe Varhelyi

Sot, në Shkup do të mbahet Forumi i Parë Ekonomik. Nikoqir i Forumit do të jetë kryeministi i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhelyi i cili do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Gjithashtu do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.

Nga qeveria e RMV-së thonë se qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy