Interesat e kredisë në lekë u ulën sërish gjatë muajit tetor.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, si individët, ashtu edhe bizneset përfituan, në vlera mesatare, kredi më të lirë në monedhën vendase. Gjatë muajit tetor, interesi mesatar i kredisë për individë zbriti në 6.89%, nga 7.09% që pati qenë gjatë shtatorit. Ndërkohë, rënie edhe më të ndjeshme pësuan interesat e kredisë për bizneset, që për tetorin ranë në 8.82%, nga 10.25% që patën qenë në muajin shtator.
Kjo tregon se kushtet e huamarrjes janë gjithnjë e më të favorshme. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tetorit, kreditimi shënon një rritje vjetore tejet modeste, ne 0.47%.



