Paketa Fiskale/ Sulejmani: Do të rrisë kostot e bizneseve, kemi një rritje të TVSH-së standarde (VIDEO)

Paketa Fiskale/ Sulejmani: Do të rrisë kostot e bizneseve, kemi një rritje të TVSH-së standarde (VIDEO)

Eksperti kontabël, Altin Sulejmani, ka bërë një analizë të Paketës së Re Fiskale dhe Projektbuxhetit të vitit 2027. 

 

Në një lidhje Skype për "MCN", Sulejmani tha se ndonëse ulja e TVSH-së për produktet e shportës u shit si një arritje e madhe që pritej prej vitesh, ajo shërben thjesht si një "vitrinë" politike. 

 

Sipas tij, në të vërtetë, paketa fiskale ka rritur TVSH-në standarde, duke përfshirë dy shtylla jetike për ekonominë karburantet dhe energjinë elektrike.

 

Kemi një rritje të TVSH-së standarde. Problemi më i madh është kufiri, pra pragu i TVSH-së, duhet të kemi parasysh sesa ndikon kjo gjë në një biznes. Nuk e di a është rasti për të miratuar një ulje të kufirit pa e shoqëruar më me një reformë të procesit të administrimit.

 

Po flasim për disa paketa, sepse vitrina ishte ulja e TVSH-së për shportën, kishim vite që e prisnim këtë. Po nga ana tjetër, papritur kemi një rritje të TVSH-së standarde. Për buxhetin e shtetit mund të jetë një manovrë zero, por për ekonominë nuk besoj se do të jetë me manovrë zero. E vërtetë, është ulur TVSH-ja për shportën, por ajo për karburantet dhe për energjinë elektrike është rritur.

 

Eksperti paralajmëroi se kjo lëvizje do të rrisë kostot e bizneseve dhe si rrjedhojë, ulja e çmimeve për ushqimet bazë do të tkurret shumë shpejt pa u ndier në xhepat e konsumatorëve.

 

Do të reflektohet në një moment të parë, por do të tkurret. Sepse janë rritur kosto të tjera të biznesit. Edhe nuk di që të kemi instrumente aq të sakta për të bërë kontrollin e çmimeve. Kam dyshime, nuk e them dot me siguri këtë gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy