
Një projekt i ri, i cili pritet të ulë ndjeshëm korrupsionin në shërbimin doganor është prezantuar këtë të mërkurë në drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në prani të kryeministrit Edi Rama. Sistemi elektronik ndihmon biznesin të kryejë në distancë procedurat me dokumente online.



