Qeveria merr konsulent për të krijuar një sistem të dhënash për rrugët

Qeveria merr konsulent për të krijuar një sistem të dhënash për rrugët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurat për përzgjedhjen e një kompanie e cila do të krijojë një sistem të dhënash për të gjitha rrugët në vend.

Aplikimet e kompanive priten deri në datën 6 nëntor të 2017 ndërsa parashikohet që mbledhja e të dhënave të zgjasë 12 muaj. Kompania që do të përzgjidhet do të ketë si detyrë krijimin e një sistemi me të dhëna të detajuara për rrugët, midis të cilave dhe menaxhimin e urave, trotuareve dhe të sistemit të mirëmbajtjes.

Gjithashtu një tjetër detyrë me rëndësi është edhe analiza që do të ofrohet për gjendjen e rrugëve dhe përcaktimin e atyre ku duhet të ndërhyhet për ti mirëmbajtur.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore  në kuadër të mirëmbajtjes dhe rritjes së sigurisë rrugore. Në këtë kuadër Banka Botërore  do të ofrojë 50% të financimit që do të kërkohët nga kompania e cila do të shpallet fituese. Kërkohet që kompanitë që do të aplikojnë të kenë një eksperiencë 10 vjecare në menaxhimin e aseteve rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy