Denaj: 30 qershori data e fundit për regjistrimin e pronarëve përfitues

Denaj: 30 qershori data e fundit për regjistrimin e pronarëve përfitues

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Anila Denaj, ka rikujtuar se data 30 qershor është afati i fundit për përmbushjen e detyrimit ligjor nga subjektet raportuese, për regjistrimin e pronarit përfitues.

Sipas ligjit, regjistrimi duhej të kryhet brenda datës 31 mars, por në fillim të muajit prill, ministrja Denaj shpjegoi që për të realizuar një proces sa më efiçent dhe gjithëpërfshirës, afati i përmbushjes së këtij detyrimi nuk ishte i mjaftueshëm, ndaj edhe u konsiderua zgjatja e afatit.

Objektivi themelor i regjistrimit të pronarit përfitues është “identifikimi i çdo pronari përfitues në aksionet, kuotat apo interesat në subjektet private apo entitetet juridike jo fitimprurëse”, tha Denaj në fjalën.

Gjithashtu në postimin e saj në median sociale Twitter, ministrja ka publikuar dhe një video demonstruese që tregon sesi duhet bërë procesi i regjistrimit.

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues” po zbatohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të mundësojë që të identifikohen pronarët e kompanive të ashtuquajtura offshore, që zotërojnë të paktën 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Ligji u hartua pas kërkesave të Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian kundër pastrimit të parave), pasi kompanitë offshore, aksionarët e të cilëve nuk janë të identifikuar, krijonin mundësi për pastrimin e parave.

Ligj rregullon përkufizimin e pronarit përfitues, subjektet e detyruara, të cilat duhet të regjistrojnë pronarët përfitues, krijimin, funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, procedurën dhe mënyrën e regjistrimit e të mbajtjes së të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues, si dhe masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues.

Ky ligj zbatohet për të gjitha personat juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë si (shpk, sha, OJF, zyrat e huaja të përfaqësimit, shoqëritë kolektive dhe çdo subjekt tjetër juridik, i cili me ligj detyrohet të regjistrohet pranë QKB-së).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy