Rritja e kostove për bizneset ka sjellë dhe rrenien e eksporteve për muajin shkurt. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet janë ulur me 8,9%, në krahasim me muajin Janar 2023. Kryetari i dhomës italiane të tregtisë në vendin tonë Antonio Nidoli thotë për MCN se vendi ka nevojë të ndryshojë mentalitetin e të bërit biznes dhe të forcojë sektorin e bujqësisë.



