Cukali: Biznesi i imponohet mediave nëpërmjet reklamave! Shqipëria s’ka asnjë marrëdhënie institucionale me Facebook-un (VIDEO)

Cukali: Biznesi i imponohet mediave nëpërmjet reklamave! Shqipëria s’ka asnjë marrëdhënie institucionale me Facebook-un (VIDEO)

Gazetari Koloreto Cukali deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se herë pas here ka tentativa për të bërë shtojca tek ligji ynë i informimit për t’i dhënë mundësi institucioneve të bishtnojnë më lehtë.

Duke vijuar më tej shpjegimin  tij, Cukali tha se në raste kur flitet për gjobvënie dhe shantazhe nga disa media kundrejt bizneseve të caktuara, çështja shkon përtej medias, por tek krimi.

Po ashtu gazetari tha se Rama tenton që me anë të mekanizmave të tij të humbasë besimin e qytetarëve kundrejt mediave.

Rregulli numër një i informacionit është që qeveria nuk mund të jetë media, asnjë qeveri s’do të informojë, por të bëjë propagandë.  Një ministri duhet ta ketë informacionin në faqen e vet. Kjo gjë nuk ndodh dhe ne kemi problem me transparencën e informacionit dhe transparenca e këtyre portaleve është qesharake.

Ligjit ynë i informimit është nga më të mirët, është bërë me asistencë të huaj, është tentativë bërë të bërë shtojca për ta bërë më të vështirë dhe për t’i dhënë mundësi institucioneve të bishtnojë më lehtë.

Aleanca mediatike merr ankesa për media të ndryshme, ne marrim ankesa dhe për anëtarë jashtë aleancës. Ankesat që ne na kanë ardhur janë për gjobë vënien, janë media jo të aleancës dhe ata që janë ankuar pretendojë që u janë stisur artikuj dhe i kanë kërkuar para për t’i hequr. Këtu kemi ikur nga zona e medias, por tek krimi. Kushdo që e bën shantazhin duhet të dënohet me ligj. Nuk jemi në fushën e medias. Sa të përgatitura janë institucionet dhe sa vullnet kanë nuk e di. Ka një perceptim të ulët të ndershmërisë për Gjykatat. Ankimuesi vinte tek ne pasi nuk kishte besim tek Gjykata shqiptare, por nëse Gjykata nuk ndan të drejtën nuk e di se çfarë instrumentesh të tjerë mund të ndërtojë kjo shoqëri.

Tregu i medias, reputacioni i medias cenohet. Kryeministri si gjithmonë merr një problem ekzistues, por mënyra si e përcjell dhe zgjidhja që tenton ti japë s’janë demokratike dhe nuk i jep zgjidhje. Kemi individë që vendosim gjoba, kemi shumë emisione investigative për një Shqipëri kaq të vogël, por kush nga bizneset që i është vënë gjoba ka dalë publikisht dhe ka bërë padi. I ngelet faji medias, dhe përmendet fjala media, pasi Rama do që përmes të disa rasteve të zhdukë besimin e publikut tek të gjitha mediat. Nuk i takon kryeministrit të denoncojë, por pronarëve të mediave. Ato biznese duhet të kenë kurajo (nëse janë të pastra) të shkojnë të denoncojnë pasi kështu do stabilizojnë.

Me tej, Cukali tha se bizneset e kanë mësuar keq tregun e mediave me mënyrën si i shpërndajnë reklamat. Gazetari tha se Shqipëria s’ka asnjë marrëdhënie institucionale me Facebook-un dhe kjo i pengon qytetarët të fitojnë para.

Kemi problem me shpërndarjen e audiencës. Si i shpërndajnë reklamat bizneset. Kjo është mënyra si bizneset e kanë mësuar pak keq tregun e mediave. Kemi parë. U vodh një bankë e nivelit të dytë, pse nuk informohet cila është? Kjo ndodh pasi ajo është një sponsor dhe Tv as nuk e përmend. Kjo është mënyra si biznesi i është imponuar medias. Unë do hedh paratë dhe ti s’do japësh asnjë lajm kundra meje. Biznesi ka pjesën e vet të fajit për mënyrën si e ka ushqyer median. Vjen një moment kur ky peshkaqen i vogël, bëhet pak i madh, shtohen Tv, shtohen mediat dhe biznesi nuk mund t’i ushqejë të gjithë. Mënyra si mund të ishte një zgjidhje. Një matje serioze e audiencës. Ka dhe biznese që e hedhin reklamën jo se duan por dhe nga njerëz të tjerë. Për ta mbajtur në kontroll hedhjen e parave është tu mësohet televizioneve se e vetmja mënyrë për të marrë para është audienca. Shpërndarja e parës në televizione është llokma e luanit. Një matje serioze audience.

Duhet të bëhet dallim mes portaleve që kanë prezencë dhe blogjeve të vogla që hedhin një lajm një herë në ca për të bërë një dëm, apo produkteve të pasionit. Këshilli i medias ka bërë një verifikim të portaleve më të ndjekura në web . Në 300 portalet më të vizituarat sipas Alexa, brenda territorit të Shqipërisë vetëm 27-28 ishie informative. Audienca tek këto ishte. Edhe nëse ka 700 audienca e tyre është e vogël, është gjetur marifete për të bërë shpifje.

Platforma më e madhe informuese është Facebook, praktikisht një platformë private. Ka një iniciativë të vonë e këtij viti ku BE-ja po ndërton mekanizma. Ka media dhe në Shqipëri që nuk i intereson faqja web, por informacionin përpiqen ta arrijnë brenda platformave.  Shqipëria s’ka asnjë marrëdhënie institucionale me Facebook-un. Facebook qarkullon një sasi të madhe parash,  media shqiptare nuk shohin asnjë cent nga ato para që merr Facebook. Facebook është platformë e parregulluar ekonomikisht dhe privon shqiptarët dhe të fitojnë para.

Fact checking duhet të jenë të pavarur, arsyeja pse AMA s’mund të bëjë fact checking pasi nuk konsiderohet i pavarur, dhe ky ishte problemi më i madh i ligjit antishpifje. Fact checking i mediave, duhet të behet fact checking i politikanëve. Duhet kapur në burim ku është dezinformomi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy