Soko: Qeveria përgjegjëse për skemën e madhe të pensioneve dhe sigurimet

Soko: Qeveria përgjegjëse për skemën e madhe të pensioneve dhe sigurimet

Eksperti i ekonomisë për propozimin e Kryeministrit Edi Rama, për skemën e re të pensioneve, thotë se është skemë vullnetare e të ardhurave.

 

Duke folur për emisionin “MCN Economy” ai deklaroi se skema e pensioneve është vetëm një, skema e pensioneve solidare, ku qytetarët paguajnë për ata që janë pensionistë.

 

Sipas tij, përgjegjësia e qeverisë është skema e madhe e pensioneve, skema e madhe solidare dhe se çfarë do bëjnë qytetarët me lekët e tyre, është e drejta e tyre.

 

Soko shtoi se përgjegjësia për mbledhjen e sigurimeve nuk është e qytetarëve, vetëm e shtetit.

 

Kontributi do të jetë pjesa e marzhit që do të fitojë qeveria nga menaxhimi i parave deri në daljen në pension. Kjo është një skemë vullnetare e të ardhurave, një skemë e tillë mund të funksionojë dhe me një bankë dhe një skemë e tillë, për shkak të parave të jep interesa. Skema e pensioneve është vetëm një, skema e pensioneve solidare, ne paguajmë për ata që janë pensionistë. Për të tjerat njerëzit mendojnë vetë. Nuk ka asnjë lloj peshe qeveria në ndërhyrjen e këtyre skemave. 

 

Mund të krijojë skema të detyrueshme për sektorin publik, por kaq. Pjesën tjetër e zgjidh tregu. Përgjegjësia e qeverisë është skema e madhe e pensioneve, skema e madhe solidare. Se çfarë do bëjnë qytetarët me lekët e tyre, është e drejta e tyre. Është e pafalshme të kenë humbur mbi 1 milion e 400 mijë listëpagesa. Çdo lekë që paguhet për sigurimet nga paga, është një lekë që lëshohet nga paga. Shteti të bëjë çfarë të dojë, por ato vite do të duhet t’iu njihen njerëzve, se shteti nuk mund të dalë me idenë se mua më kanë humbur. Përderisa lekët i ke mbajtur, duhet t’i kthesh mbrapsht. Është e pafalshme të humbësh të dhënat e kontributeve. 

 

Qytetarit merrja lekët si të duash ti, për sa kohë e ke licencuar në QKB, i ke dhënë të drejtën të operojë si agjent tatimor. Nuk duhet asnjëherë të penalizohet qytetari, a është paraqitur listëpagesa? Kaq mjafton. Nuk kam unë detyrim. T’ia mbajë lekun kompanisë nga buxheti. Përgjegjësia për derdhjen e sigurimeve nuk është e qytetarëve, vetëm e shtetit. Do rri unë të ndjek pronarin a i ka derdhur sigurimet apo jo. Detyrimin mua ma ka shteti. Ligji e përcakton se kush është agjenti tatimor, ndaj shteti duhet të marrë masa. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy