Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj tha në studion e MCN Economy se projektligji për sigurinë kibernetike duhet të kopsitet në mënyrë të tillë që përveçse të rregullojë anën teknike, të krijojë edhe mekanizmat e duhur që institucionet dhe profesionistët të mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh.
Institucionet në Shqipëri, sidomos AKCESK-u janë juridike. Ata mbajnë përgjegjësi juridike, askush nuk mban përgjegjësi teknike. Dikush thotë unë i kontrolloj, dikush thotë unë i monitoroj të dhënat, e dikush tjetër unë i menaxhoj. Gjithsecili, largohet nga përgjegjësitë. I vetmi që ka të bëjë për sigurinë kibernetike është AKCESK-u. Deri më tani, të paktën përpara se të vinte drejtori i ri Igli Tafa, AKCESK-u ka qenë monitorues në aspektin e vendosjes së protokolleve të sigurisë dhe i monitoronte nëse këto institucione i ndjekin. Këtu ka qenë, paçka se u ndërtua si institucion për sigurinë kibernetike.
Ligji i ri që po propozojmë ka të bëjë që ashtu siç u nis ky institucion, sepse AKCESK-u nis në 2017, strategjinë e re dhe vetë drejtori i ri, ka nxjerr një model të ri të menaxhimit të këtij institucioni. Në krye të tij janë këto qendrat e monitorimit rajonale dhe soku kombëtar. Soku është sallë monitorimi në kohë reale të të gjitha sulmeve dhe aktivitetit kibernetik në infrastruktura. Tani kërkon përgjegjësi teknike.
Problemi që kemi pasur, është se kemi pasur probleme teknike, por përgjegjësi nuk ka mbajtur njeri. Unë nuk e kam lexuar të gjithë draftin po kam frikë se përsëri do të kemi disa bishta të largimit të përgjegjësive.
Në AKCESK, AKSHI,AKEP, Policinë e Shtetit, ka një mungesë të theksuar të ekspertëve, ka një mungesë të përgjegjësive teknike. Nëse ndodh një sulm askush nuk merr përgjegjësi, të gjithë distancohen nëpërmjet ligjeve dhe rregulloreve.
Nëse vendosim të bëjmë një projektligj që edhe të rregullojmë anën teknike, të mbahet përgjegjësi.
Sipas Liçajt, në komisionin ku po trajtohet ky projektligj duhet të marrin pjesë disa palë, jo vetëm propozuesit.
Më tej, Liçaj tha se institucioneve të rëndësisë së veçantë u nevojiten afro 5 mijë ekspertë të sigurisë kibernetike, ndërkohë që në Shqipëri janë 50-100.
Përgjegjësia morale etike dhe profesionale duhet të jetë në qendër. Në komision ajo që vura re është që vetë propozuesit ishin në komision. Duhet të ketë disa palë në komision. Ajo që pashë ishte dhe Igli Tafa, por duhet të jenë shumë.
Në të gjithë Shqipërinë nuk janë 50-100 ekspertë të sigurisë kibernetike. Nevoja që ka Shqipëria, institucione të rëndësisë së veçantë janë mbi 5 mijë.



