Banka e Shqipërisë hodhi në një sasi të madhe parash në treg në verën e vitit të kaluar. “Sasia totale e likuiditetit të injektuar në sistemin bankar u rrit ndjeshëm në mesatarisht 312 miliardë lekë kundrejt 18 miliardë lekëve në tremujorin e mëparshëm”, njoftoi Banka në një raport mbi ndërhyrjet në tregun e parasë në tremujorin e III-të 2016.



