Rrugën e Arbërit do ta ndërtojë kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion”, e cila ka paraqitur një ofertë në Ministri që është parë me interes nga qeveria. Ka qenë Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj që e bëri të ditur këtë fakt për deputetët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, gjatë prezantimit që i bëri projektbuxhetit 2017, për dikasterin që drejton. Ndërsa informoi se buxheti i ministrisë për vitin që vjen është 31 miliardë lekë.



