Ribaj: Konflikti ne Iran me karakter ekonomik, rritja e vazhdueshme e produkteve do të sjell uljen e konsumit

Ribaj: Konflikti ne Iran me karakter ekonomik, rritja e vazhdueshme e produkteve do të sjell uljen e konsumit

Zgjatja e mundshme e konfliktit në Lindja e Mesme po ndiqet me shqetësim edhe nga konsumatorët shqiptarë, pasi pas shpërthimit të tij u vu re menjëherë rritja e çmimeve të naftës dhe të disa produkteve të tjera. 

 

Ekspertët paralajmërojnë se ndikimi i një konflikti të zgjatur mund të reflektohet jo vetëm në çmime, por edhe në rritjen ekonomike globale, kreditimin dhe investimet.

 

Eksperti i financave Artur Ribaj u shpreh në emisionin ‘MCN Economy’ se efekti kryesor i përshkallëzimit të tensioneve, veçanërisht në lidhje me Iran, është rritja e çmimit të naftës, duke theksuar se kjo krizë ka më shumë karakter ekonomik sesa ushtarak.

 

Sipas tij, analizat janë fokusuar në dy skenarë: një konflikt afatgjatë dhe një konflikt afatshkurtër. Megjithatë, Ribaj thekson se skenari më negativ ka pak gjasa të realizohet.

 

Janë bërë disa analiza skenarësh, një është ai i luftës afatgjatë dhe tjetri i asaj afatshkurtër. Analizat tregojnë se skenari më i keq ka pak mundësi të ndodhë dhe pritet më shumë një konflikt afatshkurtër. Aktori kryesor i kësaj lufte që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një influencë të madhe përballë kundërshtarit që është Irani, ndaj kjo duket më shumë si një luftë ekonomike sesa ushtarake.

 

Ribaj theksoi se rritja e çmimit të naftës do të rrisë kostot e prodhimit, çka më pas përkthehet në rritje të çmimeve për konsumatorin dhe në shtim të inflacionit.

 

Rritja e kostove të prodhimit çon automatikisht në rritje çmimesh për konsumatorin, gjë që rrit inflacionin dhe mund të ndikojë në ngadalësimin ekonomik. Efektet e këtij konflikti janë globale dhe pritet një reduktim i rritjes ekonomike, duke sjellë edhe kufizim të investimeve dhe kreditimit.

 

Ai shtoi se rritja e çmimeve reflektohet menjëherë te konsumatori, por ulja e tyre shpesh nuk ndodh me të njëjtin ritëm, duke krijuar presion të vazhdueshëm mbi buxhetet familjare.

 

Kjo rritje çmimesh sjell rënie të konsumit, sepse varfëron xhepat e qytetarëve. Realiteti është aty, të gjithë e komentojnë, por askush nuk vepron. Nëse institucionet nuk kujdesen për mbrojtjen e konsumatorit, atëherë thjesht e lënë tregun të funksionojë pa përgjegjësi.Nëse duan të veprojnë institucionet gjithçka vlerësohet shumë lehtë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy