
Instituti i Statistikave bën me dije se gjatë fundit të vitit 2018-të rritja ekonomike është ngadalësuar.
Thënë në shifra sipas sektorëve kryesorë, kjo rënie ka arritur në vlerën 3.1%, ndërkohë 3 muaj më parë ka qenë 4%.
Sipas drejtoreshës së INSTAT-it, Delina Ibrahimaj, vlerën e shtuar më të madhe e ka marrë grupi i sigurimeve dhe aktiviteteve financiare.
Po sipas këtij institucioni, goditjen më të madhe e ka dhënë rënia e prodhimit të energjisë elektrike dhe industrisë, të cilat dhanë një kontribut vetëm 1.1%.
Ndërkohë ndërtimi në tre mujorin e fundit u rrit me 2.5%, ndërsa po sa i përket kësaj periudhe të vitit, arti dhe argëtimi u tkurrën me 8.6%.



