Zepishta: Taksa progresive nuk funksionoi, u rrit pabarazia të pasur-të varfër

Zepishta: Taksa progresive nuk funksionoi, u rrit pabarazia të pasur-të varfër

Eksperti kontabël Igli Zepishta për raportin e OKB-së sipas të cilit politikat fiskale të shtetit shqiptar, jo vetëm nuk favorizojnë shtresat e varfra, por nxisin më tej pabarazinë, thotë se taksa progresive për uljen e pabarazisë nuk funksionoi.

Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se në përditshmëri dhe jo vetëm në raporte shihet se pabarazia mes shtresave është thelluar.

Taksa progresive ka qëllim kryesor që të ardhurat të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes shtresave. 

 

Mendoj se taksa progresive ka dështuar dhe defekti më i madh është te mënyra e shpërndarjes së taksave që mblidhen. 

 

Të gjithë politikat fiskale që kanë ndodhur në këto vite kanë synuar që të godasin shtresën e mesme, ndërkohë që shumicën e të ardhurave e realizojnë përmes kësaj shtrese. 

Ndërsa ata që realizojnë fitimet më të mëdha në bizneset e tyre, paguajnë më pak. Kjo e thellon më tej pabarazinë. 

 

Ndërkohë që shtresa e mesme për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve ka më pak para në xhepat e saj. 

 

Çdo vit Shqipëria ka pabarazi mes shtresës e të pasurve dhe shtresave në nevojë. 

 

Qeveria nuk duhet të mendojë vetëm për të vjelë taksa, por duhet të punojë për të eliminuar pabarazinë. Problemi qëndron tek mënyra e zbatimit të ligjit dhe jo tek sistemi progresiv. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy