Prej disa ditësh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2022, i propozuar nga qeveria. Ditën e sotme ka qenë radha e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko që të japë mendimin e tij.
Sejko ka thënë se ky projektbuxhet përcakton qëndrimin e politikës fiskale 2022, si dhe jep fonde për zhvillimin. Ai tha se politikat tona ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit pasi kjo do i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë të financave të vendit.
Po kështu Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit.
Më tej Sejko tha se BSH sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve.
Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike; integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet afatgjata të zhvillimit të vendit; përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon detyrimeve ligjore dhe financiare që ato i ngarkojnë Buxhetit.
Politikat tona ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit, do i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë të financave të vendit. Të ardhurat buxhetore të 2022 do të rriten me 8%. Projeksionet makro-ekonomike të cilat konturojnë buxhetin janë realiste. Projeksionet për të ardhurat buxhetore duken të arritshme. BSH sugjeron për vëmendje të vazhduar të qeverisë ndaj ecurisë së të ardhurave. Masa për kontrollin buxhetor dhe borxhin ekonomik. Vlerësojmë të domosdoshme të finalizimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave publike, duhet të thjeshtojë sistemin tatimor. Projektbuxheti parashikon fillimi ne procesit të konsolidimit fiskal. BSH vazhdon të përsëris thirrjen për shpërndarje më të mirë të shpenzimeve gjatë vitit, ritmi i realizimit të shpenzimeve gjatë vitit vijon të shfaqë përqendrim të theksuar në tremujorin e katërt. Ky fenomen i përsëritur krijon luhatje të panevojshme.



