Eksperti i ekonomisë Leons Hasani thotë se borxhi publik ka shënuar një rënie të ndjeshme, krahasuar e një dekadë më parë, pasi në raport me Produktin e Brendshëm Bruto ai ka rënë në vlerën e 53.4%, ndërkohë që totali i tij është rritur në rreth 14 miliardë euro.
Duke folur për emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se në vlerë kemi një rritje të borxhit pasi qeveria ka zgjedhur që nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, të bëjë investime jo vetëm në infrastrukturë por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Hasani u shpreh se në aspektin politik mund të mburret qeveria dhe ministri i Financave, por kjo rënie ka ardhur nga rënia e euros dhe rritje e aktivitetit ekonomik nga sektori privat, çka ka mundësuar uljen e borxhit publik.
Në aspektin politik mund të mburret qeveria dhe ministri i Financave, por kjo rënie ka ardhur nga rënia e euros dhe rritje e aktivitetit ekonomik nga sektori privat, çka ka mundësuar uljen e borxhit publik.
I gjithë borxhi që merret shkarkohet te qytetari dhe kur nuk shlyhet normat e interesit rriten. Ne kemi një dyfishim të GDP-së për Shqipërinë, por a kemi patur dyfishim të të ardhurave të qytetarëve? PBB vlerësohet në total, pavarësisht importit dhe eksporteve.
Rritja ekonomike duhet të jetë brenda një cikli sa më të mbyllur, në mënyrë që zinxhiri i vlerës brenda ekonomisë të rritet. Në vendet e OECD, borxhi është 110%, por për ne është e papranueshme për shkak të strukturës tonë ekonomike që nuk është kaq konkurruese.
Për zhvlerësimin e euros dhe dollarit, dihet që Shqipëria ka një treg informal në masën 40% dhe përmes këtij tregu informal bën një zhvlerësim të euros. Ne sinjalet e tregut i kemi gjysmake.
Sot bujqësia jep 18-19% të PBB. Problemi më i madh që jep ky sektor, e ka me gjetjen e forcës punëtore dhe po mundohen të marrin punëtorë të huaj, por ata nuk janë të qëndrueshëm dhe e shikojnë Shqipërinë si vend tranzitor.



