Shqipëria, Bullgaria dhe MV nënshkruajnë memorandumin për Korridorin e 8/ Balluku: Do i shërbejë gjithë Ballkanit Perëndimor

Shqipëria, Bullgaria dhe MV nënshkruajnë memorandumin për Korridorin e 8/ Balluku: Do i shërbejë gjithë Ballkanit Perëndimor

Në Sofje të Bullgarisë u nënshkrua sot memorandumi trepalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i takon Korridorit 8, një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nënshkrimi i memorandumit për transportin e qëndrueshëm në korridorin e 8-të është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Sipas saj e rëndësishme është bashkëpunimi trepalësh si një mënyrë për të ndikuar në investimet financiare evropiane në mbështetje të këtyre projekteve.

“Prej kohësh ne kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët e këtij korridori, si një nga korridoret më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe porti i ri i Durrësit na japin sigurinë se zhvillimi infrastrukturor do të jetë një sukses në të ardhmen”, tha ministrja Balluku.

Ministrja tha se me homologët e dy vendeve të tjera kishte diskutuar lidhur me hapat në të ardhmen.

“Kemi rënë dakord që një axhendë e përbashkët për të promovuar korridorin e 8-të si një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik jo vetëm për vendet tona, por edhe për vendet e tjera të rajonit është një domosdoshmëri për axhendat e të tre ministrive të infrastrukturës në të ardhmen”, tha Balluku.

Ajo e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin edhe sa i përket sigurimit të mbështetjes financiare nga institucionet financiare europiane.

“Kemi folur për detaje, kemi dakordësuar sesi së bashku mund të ndikojmë institucionet europiane financiare për mbështetjen e projekteve tona, sidomos atë të hekurudhave, si një nga mënyrat e transportit më eficiente bazuar dhe në axhendën e investimeve të Bashkimit Europian. Kështu që së shpejti ne do të kemi një takim tjetër edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Tiranë për të vazhduar më tej me të gjitha hapat për realizimin e këtij projekti të madh i cili do të ndryshonte jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Balluku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy