Miratimi i 146 lejeve ndërtimore vetëm në bashkinë e Tiranës gjatë vitit të fundit, ka ngjallur debate në komisionin e Ekonomisë për burimet e dyshimta të financimit, përpos kredive bankare që kanë rezultuar të ulëta. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka shpjeguar se nuk ka ligj që e ndalon huadhënien, por banka po punon që ato të mos kthehen në trend.



